Bileta për ndeshjet Maqedoni-Norvegji dhe Maqedoni U21-Austri U21

Publikuar më 06 Ноември, 2017 Biletat, Lajme


MAQEDONI-NORVEGJI

Shkup, Arena Nacionale “Filipi i Dytë”, 11 nëntor 2017, ora 18:30

Portali për bileta Портал за влезници

Tribuna/Çmimi i biletave:

Tribuna jugore/Bloqet 1, 2, 5 dhe 6 – 100 denarë; Bloqet: 3 dhe 4 – 150 denarë;

Filloi shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet përfa  qësueses A të Maqedonisë dhe Norvegjisë (11 nëntor) dhe takimin kualifikues Maqedoni-Austri (14 nëntor) në kuadër të kualifikimeve për përfaqësuese deri 21 vjeç.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e ndeshjes së futbollit Maqedoni-Norvegji dhe të mbështetni përfaqësuesen e Maqedonisë, biletat mund t’i siguroni përmes rrjetit shitës të mktickets.

Biletat janë në shitje me çmim prej 100 dhe 150 denarë.

MAQEDONIA U21 – AUSTRIA U21

Shkup, Arena Nacionale “Filipi i Dytë”, 14 nëntor 2017, ora 13:00

Portali për bileta mktickets.

Tribuna/Çmimi i biletave:

Tribuna Jugore/Bloqet 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 - 100 denarë;

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë më 14 nëntor në orën 13:00 kundër Austrisë do të zhvillojë ndeshje shumë të rëndësishme të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë i cili do të zhvillohet në Itali në vitin 2019.

Të mbështesim përfaqësuesen e Bllagoja Milevskit, duke blerë biletë me çmim super promovues prej 100 denarëve përmes rrjetit shitës të mktickets.

Bleni bileta dhe mbështetni Maqedoninë!



   
   
Reprezentacioni A