Bileta për ndeshjet e përfaqësues së Maqedonisë në EURO 2020

Publikuar më 18 Мај, 2021 Biletat, Lajme


Mbështetësit e përfaqësues A të Maqedonisë të cilët dëshirojnë ti japin mbështetje përfaqësues tonë në ndeshjet e EURO 2020 kanë mundësi të paraqiten për blerjen e biletave për ndeshjet e Kampionatit Europian përmes Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Mbështetësit e përfaqësues së Maqedonisë që janë të interesuar për të blerë bileta për ndeshjet e EURO 2020 kanë mundësi të aplikojnë për bileta për ndeshjet e Maqedonisë deri më 25 maj, në orën 23:00.

Përmes një njoftimi elektronik (Emër, mbiemër, ndeshjet e EURO 2020 për të cilat jeni të interesuar për ti ndjekur dhe numri i biletave) dërguar në e-mail adresën biljana.velkovska@ffm.com.mk, së pari aplikojnë tifozët e interesuar për të blerë biletat, ndërsa nëse ka mundësi kërkesa të miratohet, në e-mail adresën ku keni dërguar kërkesën do të merrni një kod të veçant për tu kyçur në platformën e UEFA-së për shitjen e biletave për EURO 2020.

Kodis special për të pasur mundësinë për të blerë bileta për ndeshje e përfaqësues së Maqedonisë për në Kampionatin Europian është i limituar në mundësi për të blerë dy ose më shumë katër bileta për ndeshjet e grupit të Maqedonisë në EURO 2020.  

Të gjitha biletat që Federata e Futbollit të Maqedonisë ka mundësi ti ofrojë për shitje të tifozëve të Maqedonisë janë të kategorisë së 3-të. Çmimi i një bilete kushton 30 euro për ndeshjet në Bukuresht, ndërsa 50 euro për ndeshjen e tretë të grupit kundër Holandës në Amsterdam. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A