Bileta për ndeshjen Itali – Maqedoni

Publikuar më 04 Март, 2022 Biletat, Lajme


Mbështetësit e përfaqësueses A të Maqedonisë të cilët dëshirojnë ta përkrahin ekipin tonë në ndeshjen e balotazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror 2022 ndaj Italisë në Palermo me 24 mars, nga e hëna (7 mars 2022), munden të aplikojnë për të blerë bileta për ndeshjen në email adresën në vijim:

bileti@ffm.com.mk

Përkrahësit e interesuar të Maqedonisë për të blerë bileta për ndeshjen në stadiumin “Renco Barbera” në Palermo mund të aplikojnë për bileta deri më 15 mars 2022.

Përmes aplikimit në adres elektronike (emër, mbiemër dhe numër të biletave) të dërguar në email bileti@ffm.com.mk, së pari aplikojnë tifozët e interesuar për bileta (Dy ose më shumë katër bileta). Nëse të njejtat mund të ju vihen në dispozicion përmes email adresës në të cilën është dërguar kërkesa, do të merrni një kod të veçant për të parë qasje në linkun në vijim:

https://www.vivaticket.com/it/ticket/playoff-qualificazioni-mondiali-2022-italia-macedonia-del-nord-guests/177386

Kodi për qasje dhe marrjen e mundësisë për blerjen e biletave për ndeshjen e përfaqësues së Maqedonisë është i kufizuar, në përputhje me rregulloren për monitorimin e ndeshjeve të futbollit në kushtet e pandemisë dhe rregulloren për numrin e biletave për tifozët mysafirë.

Të gjitha biletat të cilat Federata e Futbollit të Maqedonisë ka mundësi që ti ofrojë në shitje për tifozët nga vendi jonë janë në sektorin e stadiumit të caktuar për tifozët mysafirë. Çmimi i një biletës kushton 12 EURO.

PARALAJMRIM I RËNDËSISHËM:

Mbështetësit tanë që do të udhëtojnë drejt Palermos për ndeshjen Itali – Maqedoni, detyrohen ti respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet italiane për kushtet e pandemisë:

КОВИД 19 регулатива за влез во Италија.docx 




   
   
Reprezentacioni A