Besart Ibraimi: Është ndjenjë e mirë të rikthehem të luajë sërish për ekipin përfaqësues

Publikuar më 17 Октомври, 2022 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë e përbërë me futbollist të kampionatit vendor, ka nisur përgatitjet për ndeshjen kontrolluese kundër Arabisë Saudite më 22 tetor në Abu Dhabi.

Stërvitjen e parë të sotme në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” e kanë bërë të gjithë futbollistët e thirrur me përjashtim të Darko Vellkovskit. Reprezentuesi ynë në Abu Dhabi do t'i bashkohet ekipit.

Një nga më me përvojë në këtë skuadër, Besart Ibraimi thotë se është gjithmonë një ndjenjë e mirë kur performon në fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë.

- "Është një ndjenjë e mirë të jesh sërish në fanellën e përfaqësueses. Të gjithë ne këtu duhet ta kuptojmë detyrën tonë sa më me përgjegjësi dhe të përpiqemi të bëjmë një rezultat pozitiv kundër Arabisë Saudite.

– Na pret një sfidë e fortë. Kundërshtari po përgatitet për Botërorin dhe ndoshta do të motivohen për të fituar dhe për të rritur besimin para fillimit të Botërorit. Na takon neve të tregojmë cilësinë, të justifikojmë besimin e trajnerit dhe të konfirmojmë se në ligën tonë ka futbollistë me potencial reprezentues”, tha Ibrahimi.




   
   
Reprezentacioni A