Bardhi dhe Kostadinov: Jemi të përgatitur për sfidën e madhe

Publikuar më 09 Јуни, 2021 Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ndodhet në Bukuresht, ku po i zhvillon përgatitjet e fundit para debutimit në Kampionatin Europian.

Përfaqësuesja jonë ndodhet në grupën C së bashku me përfaqësueset e Holandës, Austrisë dhe Ukrainës. Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski do ta luajnë me 13 qershor kundër Austrisë me fillim në orën 18:00.

Futbollisti i Levantes, Enis Bardhi pas 10 ditëve që kaloi në izolim, ndjehet shumë mirë dhe thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij morën mësim nga ndeshja me Austrinë në Shkup që e humbëm me rezultat 4:1. Bardhi ëshë i bindur se nuk do ti përsërisin gabimet e njejta.

“Së pari dua që ti falenderohem seleksionuesit, bashkëlojtarëve të mi dhe federatën për mbështetjen që ma kanë dhënë përderisa isha në izolim. Ishte e vështirë, por gjithçka kaloi mirë. Nuk ndjejë asnjë problem, gjithçka është mirë, jam i përgatitur edhe fizikisht edhe psiqikisht për Kampionatin Europian. Me padurim pres të nis kampionati, të gjithë jemi të fokusuar maksimalisht në ndeshjen e parë kundër Austrisë, përfaqësuese e cila është shumë e njohur për ne. Atë që e arritëm me përfaqësuesen U21 në Poloni ishte e paharrueshme, por ky Europian është krejtësisht ndryshe. Nuk ndjehemi si autsajder, atë e treguam edhe në ndeshjet e fundit. Në këtë Kampionat Europian do të konfirmojmë se me të vërtetë vlejmë si ekip. Jam krenar që jam pjesë e kësaj gjenerata që arriti të bëjë sukses historik, kualifikim në një Kampionat Europian. Do të jap gjithçka nga vetja në çdo ndeshje, ndërsa seleksionuesi do të vendos a do të luajë nga fillimi. Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në çdo ndeshje dhe gjatë 90-të minutave” ka thënë Enis Bardhi.

Mesfushori i Maqedonisë, Tihomir Kostadinov thotë se përfaqësuesja jonë ka kualitet dhe në çdo ndeshje do të tentojë ta tregojë atë.

“Këto dy javë të fundit i kemi shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme të përgatitemi për ndeshjen kundër Austrisë. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë në këtë kampionat dhe kjo për ne paraqet një sfidë të madhe, për shkak se është Europiani i parë. I dijmë kualitetet tona, jemi të përgatitur dhe do të sulmojmë për fitore në çdo ndeshje. Më vjen keq që nuk do të jenë të mbushur në tërësi stadiumet, por duke pasur parasysh situatën në vitin e fundit, mirë është edhe kjo që do të kemi një numër të caktuar të tifozëve. Besoj në mbështetje të madhe të tifozëve tanë, e dijmë se do të na përkrahin në të gjitha ndeshjet. Kjo përfaqësuese ka bërë përparim të madh nga ajo ndeshja e fundit me Austrinë. Është rritur vetëbesimi tek ne futbollistët, seleksionuesi dhe stafi teknik. Na konvenon ajo që na llogaritin për autsajder në këtë kampionat, ne jemi të relaksuar dhe nuk ndjejmë presion. Kjo përfaqësuese ka cilësi, secila përfaqësuese do ta ketë të vështirë për të luajtur kundër nesh”, ka thënë Tihomir Kostadinov.  





   
   
Reprezentacioni A