Barazim pa gola në miqësoren me Australinë

Publikuar më 31 Март, 2015 Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka luajtur ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Australisë. Në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, Maqedonia barazoi pa gola 0:0.

Dy përfaqësueset luajtën ndeshje të fortë, pa shumë raste të mira shënimi dhe me lojë mjaft të kujdesshme para portave respektive. Maqedonia në dy raste përmes futbollistit më të mirë Agim Ibraimi i’u kanos portës kundërshtare, mirëp pa mundësi serioze për gol. Shansin më të mirë për gol në këtë ndeshje e kishte Metju Leki në minutën e 66-të kur doli i vetmuar para portës, mirëpo Kristian Naumovski reagoi shkëlqyeshëm.


“Zhvilluam ndeshje mjaft të mirë kundër një përfaqësuese shumë kualitative. Kemi treguar se dueli me Bjellorusinë për ne ishte vetëm një ditë e keqe. Jam i përkushtuar maksimalisht përfaqësueses, bëjm punën time dhe nuk ndjej kurfarë presioni. Më intereson vetëm përfaqësuesja dhe futbollistët që i kam në dispozicion. Jemi të koncentruar për realizimin e qëllimit, të krijojmë një seleksion kompetitiv për të ardhmen”, deklaroi seleksionuesi Boshko Gjurovski.


Debutimin e tij në ekipin përfaqësues e kishte edhe mesfushori Dushan Trajçevski. Ai nuk ka fshehur kënaqësinë për debutimin në fanellën e ekipit përfaqësues.

“Jam i lumtur që mora shansin të debutoj për përfaqësuesen. Falenderim të madh deri te seleksionuesi Gjurovski për mundësinë e dhënë dhe besimin që pati te unë. Luajta ndeshje të mirë, mirëpo gjithmonë mundet edhe më mirë”, deklaroi pas ndeshjes Dushan Trajçevski.

MAQEDONIA: Bogatinov, Gerogievski, Shikov, Velkovski, Ristevski, Radeski, Trajçevski, Pollozhani, Trajkovski, Ibraimi, Bllazhevski.

Luajtën edhe: Todorovski, Naumovski, Abdurahimi, Ristovski dhe Bardhi.

Trajner: Boshko Gjurovski




   
   
Reprezentacioni A