Maqedonia
nxori barazim fantastik 1:1 në transfertën në Torino kundër Itlalisë.
Ballafaqim i barabartë me katër herë kampionët e botës, në një takim ku negativës
së pafat në rezultat nga pjesa e parë, në të dytën i’u përgjigj Aleksandar
Trajkovski me gol të vleshëm një pikë të madhe.
Përfaqësuesja e
Maqedonisë kthehet nga Italia me pikë të madhe nga ndeshja me favoritin e madh.
Lojë e shkëlqyeshme dhe barazim 1:1 nxori ekipi përfaqësues, duke realizuar në
tërësi atë që e premtoi para ndeshjes. Të diciplinuar në realizimin e detyrave
taktike në pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa lëshimet e vogla e të rralla
evitoheshin në kohë nga vija e fundit e mbrojtjes apo portieri Dimitrievski.
Ashtu si pritej italianët u hodhën në sulm dhe në minutën e 7-të Insinje doli
vetë para portës tonë, mirëpo Dimitrievski shpëton me intervenim të sigurtë. Në
minutën e 17-të Pandev bukur krijoi hapsirë pranë mbrojtësve italianë dhe
goditi me të majtën, por Bufon i shkurtoi gëzimin me intervenim të sigurtë. Nga
ai moment Maqedonia ishte e barabartë dhe taktikisht priste të rrezikojë në
kundërsulm, ndërsa Italia edhe pse kishte posedimin e topit nuk arrinte të
krijojë ndonjë mundësi më serioze për gol. Në minutën e 35-të kanoset Insinje
me kokë, por Dimitrievski pret i gatshëm në portë. U duk se pjesa e parë do të
mbyllet me rezultatin e fillimit 0:0, mirëpo pesë minuta para pauzës Imobile
depërton në të majtë dhe asiston para portës për Kijelinin, i cili shënoi për
1:0. Në vazhdim Maqedonia luajti shumë më ofenzive, ndërsa vendasit dukeshin të
sigurtë në epërsinë minimale. Spirovski u kanos me goditje nga distanca por
direkt në duart e Bufonit, ndërsa pak më vonë Trajkovski nuk arriti të gjejë
Alioskin e vetmuar para portës vendase, pasi italianët pastruan rrezikun. Dy
kanosjet ishin paralajmërim i asaj që pasoi në minutën e 77-të kur Pandev bukur
asistoi për Trajkovskin, i cili pasi hyri në zonë lëshoi një të djathtë të fortë
që rezultoi e pandalshme edhe për një portier të kalibrit të Bufonit. 1:1 dhe
eufori e madhe për përfaqësuesen dhe më shumë se 1 000 tifozë maqedonas që
ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit në Torino. Në vazhdim vendasit u
munduan të gjejnë golin e fitores, mirëpo Maqedonia mbrohej shkëlqyeshëm dhe
duke arritur të mbrojtë rezultatin e shkëlqyeshëm 1:1 për një pikë të madhe dhe
vazhdim të serisë pa humbje tani më tre ndeshje.