Publikuar më 05 Октомври, 2017 në Lajme, Deri më 17 vjet
Përfaqësuesja
U 17 e Maqedonisë ka regjistruar barazimin e dytë në kuadër të turneut
kualifikues për fazën elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Pas
barazimit me BeH, shpresat e vendit luajtën pa gola 0:0 kundër Sllovakisë.
Sllovakët dominuan gjatë gjithë ndehsjes, para se gjithash për shkak se Maqedonia thuajse gjithë takimin e zhvilloi me një lojtar më pak në terren. Por megjithatë porta e Matej Andovit mbeti e paprekur, falë performansës së shkëlqyeshme të portierit të ri.
Në minutën e 9-të arbitri sikur shpejtoi kur tregoi direkt karton të kuq për Toshevskin e Maqedonisë. Kjo bëri që Sllovakia të rrisë presionin dhe deir në fund të pjesës së parë kishin tentime të vazhdueshme për të shënuar që fatmirësisht nuk sollën ndryshim. Në fillim të pjesës së dytë kundërshtari kishte mundësinë më të mirë për gol, kur Stelec tentoi bukur me thembër, mirëpo Andov përgjigjet me pritje të madhe në portë.
Në minutën e 60-të ndodhi kansoja e parë serioze për Maqedoninë kur Sekulov nuk arrin të realizojë. Pesë minuta më vonë sërish Strelec me tentim për të zhbllokuar shifrat, por Andov edhe një herë fiton duelin me sulmuesin sllovak. Në minutën e 70-të portieri i Maqedonisë sërish u shfaq me pritje të shkëlqyeshme me çka definitive mund të bartë epitetin lojtari më i mirë i ndeshjes.
Pak para fundit karton i kuq edhe për Tomçekun e Sllovakisë, por kjo nuk ndryshoi epilogun final 0:0.
Maqedoni ende ka gjasa për kualifikim në fazën e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Europian, por për të arritur një gjë të tillë patjetër të fitojë Moldavinë në xhiron e fundit që luhet më 8 tetor.
Në ndeshjen tjetër të xhiros së dytë të turneut parakualifikues që luhet në Shkup, Bosnja e Hercegovina mundi 3:0 Moldavinë.