Banka Komerciale sponsor i FFM-së për tri vitet e ardhshme

Publikuar më 12 Мај, 2021 Lajme


Me qëllim për mbështetje të futbollit të Maqedonisë dhe krijimit të kushteve për suksese të reja dhe fitore të gjeneratave të reja, Banka Komerciale dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë firmosën kontratë për sponsorim në tri vitet e ardhshme.

Marrëveshja për sponsorim për tri vitet e ardhshme ndërmjet Bankës Komerciale dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e futbollit tonë.

Në situatë kur futbolli i Maqedonisë me padurim pret fillimin e EURO 2020, ku përfaqësuesja e Maqedonisë do të luajë për herë të parë, Banka Komerciale siguroi mbështetje për FFM-në për të inkurajuar suksese të reja dhe fitore të përbashkëta.


“Me këtë bashkëpunim që sot e zyrtarizuam, Banka Komerciale bëhet mbështetëse e përfaqësueses së Maqedonisë. Jemi krenar që kemi një partner i cili gjithmonë afirmon dhe mbështet vlerat e vërteta. Banka më e mirë e Maqedonisë së bashku me ekipin më të mirë të futbollit. Ne jemi të lumtur që përmes këtij bashkëpunimi me Banken Komerciale kemi mundësi ta vazhdojmë historinë e bukur në lidhje me pjesëmarrjen e ekipit përfaqësues në Kampionatin Europian”,ka deklaruar presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini.


Përgjegjësia sociale si një domosdoshmëri në funksionimin e Bankës Komercionale që synon jo vetëm të përmirësojë të tashmën, por edhe të ndërtojë një të ardhme në të cilën njerëzit do të qëndrojnë të përkushtuar, të motivuar për fitore të reja dhe zhvillim të vazhdueshëm të shoqërisë. Banka vazhdimisht konstribon në zhvillimin e ekonomisë, por edhe në artë, kulturë, sport dhe në promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve.


“Besojmë se futbolli i Maqedonisë ka një magji dhe fuqi për të inkurajuar suksese të reja dhe fitore të përbëshkëta. Këto të jenë suksese të fëmijëve që do të zgjedhin sportin, përgjegjësinë dhe disiplinën, të gjeneratave të reja, të gjithë neve që do të ndërtojmë kushte edhe më të mira për sportin në vendin tonë. Ky është misioni që Banka Komerciale hyn në bashkëpunim me Federatën e Futbollit sepse ne ndajmë qëllimet e njejta. Dëshirojë që Kampionatin Europian 2020 të na sjell shumë gëzim, ndërsa futbollistëve ju dëshirojë shëndet dhe shumë fat”, deklaroi drejtori i Bankës Komerciale, Ilija Iloski. 




   
   
Reprezentacioni A