Publikuar më 29 Март, 2022 në Lajme, Lajme
Maqedonia
nuk ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Botëror në Katar. Në ndeshjen
vendimtare në Dragao, në Porto, përfaqësuesja e Portugalisë shënoi fitore me
rezultat 2:0 përballë Maqedonisë.
Të dy golat u shënuan nga mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandez.
Maqedonia e nisi mirë ndeshjen, nuk e lamë kundërshtarin ta kërcënon portën tonë. Mirëpo, në minutën e 32-të, portugezët shkuan në epërsi. Kapiteni Ristovski e ktheu topin nga e djathta në mesin e pjesës tonë, të cilin top e përfitoi Ronaldo dhe e dhuroi për Fernandes që shënoi për 1:0. Pas atij goli vendasit morën komplet iniciativën, mesfushora ishte në zotërim e tyre. Në minutat e fundit të pjesës së parë, një gabim në mbrojtjen tonë nuk u shfrytëzua nga Jota.
Në vazhdim të ndeshjes Maqedonia tentoi, por pa regjistruar raste serioze. Lojën tonë të hapur, e shfrytëzuan vendasit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pas një kundërsulmi, Fernandes gjeti për herë të dytë rrjetën për rezultat 2-0.
Në të njëjtën kohë, ky ishte rezultati përfundimtar i takimit.
MAQEDONIA: Dimitrievski, S. Ristovski, Vellkovski, Musliu, Alioski, Bardhi, Ademi, Kostadinov (76. Ashkovski), Trajkovski (58. Çurlinov), Elmas (87. Nikollov), M. Ristovski (46. Miovski);
PORTUGALIA: Diogo Kosta, Kanselo, Danilo, Pepe, Mendesh, Bruno Fernandesh, (89. Nunjesh), Mutinjo, Ostavio (76. Karvaljo), Bernard Silva (87. Feliks), Ronaldo, Zhota (76. Leao);