Avramovski dhe Radeski: Kemi motiv të madh, shpresojmë të vazhdojë ritmi i fitoreve

Publikuar më 29 Август, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e maqedonisë ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese kundër Skocisë në Edinburg më 2 shtator dhe kundër Irlandës së Veriut më 6 shtator në arenën ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pas atmosferës së shkëlqyeshme që solli përfaqësuesja e Maqedonisë deri në rezultate të shkëlqyeshme në eliminatoret për KE 2017, shpresat e vendit i gëzohen një tjetër paraqitje të rëndësishme në ciklin për kualifikim në kampionatin kontinental. Seleksionuesi i U 21 të Maqedonisë, sot do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët e ftuar pasi që përfaqësueses i’u bashkuan edhe Murati dhe Bejtullai të cilët dje luajtën ndeshje për Shkëndijën.

Lojtarët e repartit sulmues të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Daniel Avramovski dhe Marjan Radeski janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjeve, mirëpo thonë se do të mundohen të vazhdojnë rritmin e fitoreve.

“Rezultatet e deritashme na detyrojnë të vazhdojmë me rritëm të njëjtë. Ndeshjet kundër Skocisë dhe Irlandës së Veriut janë shumë të rëndësishme, mirëpo kemi lojtarë që mund t’i përgjigjen sfidës. Sot do të analizojmë lojën e Skocisë, ndërsa pjesën taktike që mendon seleksionuesi do ta punojmë në stërvitje. Shpresoj të tregojmë kualitetin që posedojmë dhe sërish të gëzojmë opinionin”, deklaroi futbollisti i Crvena Zvezdës së Beogradit, Daniel Avramovski.

Sulmuesi i Shkëndijës, Marjan Radeski thotë se ndeshja me Skocinë është sfidë e madhe, ndeshje e vështirë në të cilën patjetër të jemi të koncentruar deri në fishkëllimën e fundit të arbitrit.

“E dijmë çka na pret, Skocia është përfaqësuese kualitative, taktikisht e diciplinuar dhe nuk guxojmë të lirohemi në asnjë moment. Kemi forcë dhe kualitet për t’u kundërvënë dhe të gëzohemi në rezultat pozitiv. Në këto kualifikime kemi arritur rezultate të mëdha, mirëpo dëshirojmë të mbahemi mend si pjesëmarrës në një eveniment madhor. Do të japim gjithçka nga vetja për të arritur këtë”, deklaroi Marjan Radeski.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë sot në orën 19:30 do të ushtrojë në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.



   
   
Reprezentacioni A