Atanasov dhe Çurlinov: Me qasje të duhur shpresojmë për sukses

Publikuar më 13 Ноември, 2023 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë fillon përgatitjet për ndeshjet kundër Italisë (17 nëntor) në Romë dhe Anglisë (20 nëntor) në Arenën “Todor Proeski” nga eliminatoret për Kampionatin Europian 2024.


Në prag të dy ndeshjeve të fundit të eliminatoreve për Kampionatin Europian, reprezentuesi  Jani Atanasov dhe Darko Çurlinov shfaqën pritjet e tyre për përgatitjet dhe ndeshjet.


Jani Atanasov:


“Jam i lumtur që po rikthehemi në kombëtare, jemi të lumtur që jemi të gjithë të shëndoshë dhe të gatshëm, e sidomos që Tiho Kostadinov po kthehet në ekip pas një pauze të gjatë për shkak të lëndimit.


Na pret një ndeshje me Italinë, një ndeshje që pres të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e Shkupit. Shpresojmë për sukses, duhet të jemi kompakt, të etur për sukses dhe sigurisht të përmbushim detyrat e seleksionuesit”.


Darko Çurlinov:


“Edhe pse nuk kemi mundësi të kualifikohemi në Kampionatin Evropian, do të bëjmë maksimumin, kështu do të jetë edhe këtë herë, kështu është sa herë që luajmë për Maqedoninë. Ne e dimë se çfarë fuqish botërore janë Italia dhe Anglia. Ne do të analizojmë kundërshtarët, nuk kemi çfarë të humbasim dhe thjesht duhet të luajmë me përkushtim maksimal. Është gjithmonë mirë kur ka konkurrencë në skuadër, jemi në një formë të mirë konkurruese dhe shpresoj se do ta përfitojmë nga kjo. Ne luajmë për Maqedoninë dhe kur jemi këtu nuk ka justifikime”.



   
   
Reprezentacioni A