Arijan Ademi shkaku i lëndimit me gjasë nuk do të luajë kundër Gjeorgjisë, ftesë merr Ennur Totre

Publikuar më 10 Ноември, 2020 Lajme, Lajme


Reprezentuesi i Maqedonisë Arijan Ademi shkaku i lëndimit me gjasë do të humb ndeshjen kundër Gjeorgjisë më 12 nëntor në Tbilisi për kualifikim në Kampionat Europian.

Arijan Ademi pësoi lëndim të dielën gjatë nxemjes që po bënte para ndeshjes së Dinamo Zagrebit kundër Istra-s. Testimet mjekësore të bëra nga ekipi mjekësor i përfaqësueses në Shkup tregojnë këputje të pjesshme të fijeve të muskulit të përparmë. Shanset që të rikuperohet dhe të jetë në kombinim për ndeshjen me Gjeorgjinë janë shumë të vogla. 

 Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski me këtë rast ka reaguar duke thirrur Ennur Totren, ndërsa mesfushori i Shkëndijës së Tetovës tashmë është bashkuar me ekipin përfaqësues për ndeshjet e muajt nëntor. 

Përfaqësuesja e vendit sot do të stërvitet në qendrën “Petar Milloshevski”, ndërsa nesër me fluturim Çarter udhëton drejt Tbilisit. 

Ndeshja Gjeorgji-Maqedoni për kualifikim në EURO 2020 luhet të enjten në orën 18:00. 



   
   
Reprezentacioni A