Publikuar më 30 Август, 2018 në Lajme, Lajme
Mesfushori
i Dinamo Zagrebit dhe përfaqësueses së Maqedonisë, Arijan Ademi për shkak të lëndimit
të pësuar në takimin e kthimit të play offit për Ligën e Kampionëve ndërmjet
skuadrës së tij dhe Jang Bojsit të Zvicrës, nuk do të jetë pjesë e ekipit
nacional në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve me Gjibraltarin (6 shtator) dhe
Armeninë (9 shtator).
Arijan Ademi në duelin me Jang Bojsin u zëvendësua në minutën e 32-të, ndërsa ekzaminimet mjekësore vërtetojnë këputje të fijeve të muskulit të kofshës (biceps femoris), që automatikisht nënkupton se reprezentuesi do të pushojë një muaj.
Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski nuk do të thërrasë futbollist tjetër si zëvendësim për Arijan Ademin për ndeshjen e parë nga dy të tilla në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit, ndërsa në mënyrë shtesë do të vendoset nëse do të ketë ftesë për ndonjë lojtar tjetër për takimin me Armeninë.