Arbitri Igor Stojçevski zëvendësim për Stojan Trpçevski për ndeshjen Rabotniçki-Struga Trim&Lum

Publikuar më 04 Ноември, 2022 Lajme


Komisioni për arbitra pranë FFM-së informon se ka ndryshim të referit kryesor të ndeshjes së xhiros së 14-të në Ligën e Parë ndërmjet skuadrave të Rabotniçkit dhe Struga Trim&Lum. 

Arbitër kryesor në këtë ndeshje ishte caktuar Stojan Trpçevski, mirëpo për shkak të lëndimit (zgjatje e preponëve) në seancën e djeshme stërvitore, nuk do të jetë në gjendje të referojë ndeshjen. 

Si zëvendësim i tij është deleguar arbitri Igor Stojçevski. 

Ndeshja e xhiros së 14-të e Ligës së Parë ndërmjet Rabotniçkit dhe Struga Trim&Lum është caktuar të luhet të dielën në orën 13:00 në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski".



   
   
Reprezentacioni A