Arbitrat dhe kontrollorët i përfundojnë përgatitjet për gjysmësezonin pranveror

Publikuar më 12 Февруари, 2021 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë në qytetin e Velesit ka organizuar një seminar të përbashkët për arbitra dhe kontrollor për gjysmësezonin pranveror në sezonin garues për kampionatet vendore.

Seminari në hotelin “Romantik” u shërbeu arbitrave dhe kontrollorëve për të vlerësuar punën e tyre të deritanishme, si dhe në çfarë mënyre regjistruan përparim në periudhën nga seminari i mëparshëm.

Arbitrat u testuan përmes video-analizave në situata të ndryshme nga ndeshjet e zhvilluara, testet e fitnesit dhe intervista profil, ndërsa analiza e plotë e rezultateve iu prezantua pjesëmarrësve në seminar në mënyrë që ata të munden të përparojnë më tej përmes arsimit profesional dhe programit të trajnimit fizik. 



   
   
Reprezentacioni A