Aplikime për licencim të klubeve për sezonin 2024/25

Publikuar më 07 Декември, 2023 Licencimi, Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë, përmes departamentit të saj për licencim, u dërgon ftesë klubeve nga Liga e Parë, e Dytë dhe e Tretë, si dhe klubeve nga Liga e Parë e femrave që të paraqesin kërkesë për licencim të klubeve për sezonin 2024/2025.

Klubet nga Liga e Parë mund të paraqesin kërkesë për licencim për garat e organizuara nga UEFA, e cila është automatikisht e vlefshme për garat e FFM-së. Klubet nga Liga e Dytë (Lindje dhe Perëndim) mund të paraqesin një kërkesë për licencë për të garuar në Ligën e Parë ose Ligën e Dytë, klubet nga Liga e Tretë mund të paraqesin një kërkesë për licencë për të garuar vetëm në Ligën e Dytë.

Klubet nga Liga e Parë e femrave mund të paraqesin një kërkesë për licencim për garat e organizuara nga UEFA, e cila është automatikisht e vlefshme edhe për garat e FFM-së.

Aplikimet për licencim për garat e UEFA-s (meshkuj) duhet të dorëzohen jo më vonë se 20.12.2023 (e mërkurë) me një tarifë prej 500 euro në kundërvlerë në denarë.

Aplikimet për licencim për garat e UEFA-s (femra) duhet të dorëzohen më së largu deri më 20.12.2023 (e mërkurë) me tarifë të paguar prej 300 euro në kundërvlerë në denarë.

Aplikimet për licencim për të garuar në Ligën të Parë duhet të dorëzohen më së voni deri më 20.12.2023 (e mërkurë) me tarifë të bashkangjitur prej 350 euro në kundërvlerë në denarë. 

Aplikimet për licencim për të garuar në Ligën e Dytë duhet të dorëzohen më së voni deri më 20.12.2023 (e mërkurë) me tarifë prej 200 euro në kundërvlerë në denarë.

Klubet duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre të plotësuara, të nënshkruara dhe të vërtetuara në afatin e caktuar përmes arkivit të FFM-së. Pas dorëzimit të aplikimeve, Departamenti i Licencimit të të gjitha klubeve, sipas aplikimit, do t'u japë atyre informacionin e nevojshëm në lidhje me ecurinë e mëtejshme të licencimit.

Pagesa e tarifave përkatëse bëhet në llogarinë e mëposhtme:

300000001599760 Banka Komerciale

Marrës: FFM - Shkup

Qëllimi i pagesës: për Licencimin e Klubeve për sezonin 2024/2025 për (konkursin përkatës).

Пријава за лиценцирање (1).doc

Временска Табела 2024-2025.pdf 




   
   
Reprezentacioni A