Publikuar më 08 Октомври, 2016 në Lajme
Federata e futbollit të Maqedonisë është maksimalisht e angazhuar në drejtim të organizimit të ndeshjes kualifikuese për KB ‘Rusi 2018’ të dielën kundër Italisë në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.
Duke pasur parasysh se interesi për këtë ndeshje është i madh dhe se pritet numër i madh i spektatorëve, në interes të evitimit të krijimit të rëmujave të padëshiruara në hyrjet e stadiumit luten gjithë tifozët që më herët të vijnë në stadium dhe t’i zënë vendet e tyre.
Dyert e stadiumit do të hapen dy orë para fillimit të ndeshjes (ora 18:45), ndërsa do të mbyllen 15-të minuta para fillimit të ndeshjes, e cila është paraparë të fillojë në orën 20:45.