Anulohet Kuvendi zgjedhor i Federatës së futbollit të Maqedonisë

Publikuar më 22 Август, 2018 Lajme


- Komisioni për ankesa pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë duke vepruar pas ankesave të mbëritura pas vendimeve të Komisionit për zgjedhje dhe verifikim në FFM dhe në lidhje me kandidaturat e paraqitura për president të FFM-së lë në fuqi vendimin e Komisionit për zgjiedjhe dhe verifikim në FFM.
- Kandidati për president të Federatës së futbollit të Maqedonisë, i propozuar nga LFK Kavadar, Sashko Tasev ka tërhequr kandidaturën e tij me shkrim dhe të njejtën e dorëzoi në arkivat e FFM-së.
- Seanca e jashtëzakonshme zgjedhore e Kuvendit të Përgjithshëm të Federatës së futbollit të Maqedonisë për zgjedhje të presidentit e caktuar për 1 shtator 2018 për shkak të tërheqjes së kandidaturës së paraqitur dhe të vërtetuar për kryetar të FFM-së anulohet.
- Këshilli Drejtues i FFM-së, administrate si dhe trupat dhe organet tjera të FFM-së në periudhën e ardhshme do të punojnë në mënyrë aktive me qëllim organizimin e Kuvendit të Përgjithshëm të Federatës së futbollit të Maqedonisë për zgjedhjen e presidentit duke respektuar dispozitat e Statutit të FFM-së dhe duke u kujdesur për të siguruar transparencë maksimale gjatë gjithë procesit për secilin kandidat eventual. 



   
   
Reprezentacioni A