Publikuar më 20 Март, 2024 në Lajme, Deri më 19 vjet
Përfaqësuesja U18 e Maqedonisë ka luajtur ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar në Antalia të Turqisë.
Skuadra e seleksionuesit Vujadin Stanojkovic është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Moldavia.
Seleksionuesi i Maqedonisë, Vujadin Stanojkoviç, është përballur me probleme serioze sa i përket skuadrës, duke pasur parasysh numrin e madh të lojtarëve të lënduar dhe atyre që mungojnë.
Pavarësisht kësaj, futbollistët tanë të rinj bënë një lojë të mirë, madje ishim kundërshtar më i mirë, por nuk arritëm t'i realizonim shanset tona dhe Moldavia na ndëshkoi.
Patëm disa raste të shkëlqyera shënimi që nuk i shfrytëzuan me Manojlov, Aliji dhe Mlladenovskin.
Golin e vetëm e shënoi Moldavia në minutën e 80-të të ndeshjes.
Në ndeshjen e dytë të turneut “Antalya Cup”, takohemi me përfaqësuesen e Estonisë, më 23 mars në orën 18.00.
Tri ditë më vonë është caktuar ndeshja e tretë kundër mikpritësit Turqisë. Ndeshja është caktuar për në orën 18:00.
Maqedoni - Moldavi 0:1 (0:O)
Maqedonia: Sllave Vrgov, Andrej Lubevski, Numan Ajetovic, Milot Sinani, Adrian Neziri, Bojan Ivceski, Tarik Demishoski, Maksimilian Dimitrijevski, Altin Aliji, Nikolla Manojlov, David Mateski;
Seleksionues: Vujadin Stanojkovic;