Publikuar më 27 Март, 2021 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e
Maqedonisë ka barazuar 2:2 kundër Sllovakisë në ndeshjen e dytë të turneut ndërkombëtar
“Antalia Kup 2021”.
Futbollistët tanë lëshuan fitoren, pasi kishin epërsi prej 2:0, por kundërshtari arriti që të kthehet në lojë dhe të barazojë rezultatin. Maqedonia e nisi mirë takimin, lojën e mirë e kurorzuam me gol në minutën e 24. Autor i golit ishte Çurlinov, një solo-aksion fantastik që u përmbyll me finalizim përfekt nga futbollisti jonë i dha epërsinë përfaqësueses tonë. Deri në mbyllje të pjesës së parë, skuadra e Blagoja Milevskit kishte edhe disa mundësin, por pa realizim. Me të njejtën ritëm e nisëm edhe pjesën e dytë dhe në minutën e 54-t përmes Raduloviq Veliçkoviq arritëm golin. Në vijim kishim një rënie në lojë dhe të njejtën kundërshtari e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Fillimisht në minutën e 76-të ngushtoi diferencën, ndërsa në të 89-të një autogol i Raduloviq Veliçkoviq i barazoi shifrat finale 2:2.
MAQEDONIA: David Denkovski, Filip Antovski, Mario Mladenovski, Aleksandar Gjurovski, Agon Elezi, Enes Fazlagiq, Darko Çurlinov, Mario Ilievski, Filip Aleksovski, Jakup Berisha, Tomçe Grozdanovski;