Angelovski: Me angazhim maksimal besoj në fitore

Publikuar më 12 Октомври, 2018 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angelovski në konferencën për shtyp para seancës zyrtare stërvitore në vigjilie të ndeshjes me Lihtenshtajnin ka potencuar se futbollistët patjetër të angazhohen maksimalisht në këtë ndeshje edhe pse në të kaluarën me lehtësi kemi mundur këtë rival.

„Pres një ndeshje maksimalisht të angazhuar nga futbollistët tanë. Detyrat që do t'u jepen t'i realizojnë me përpikmëri. Ky duel është shumë i rëndësishëm për ne. Asnjëherë në karierën time nuk mendoj për ndeshjet e mëvonshme, gjithmonë më shumë rëndësi ka takimi i rradhës, në këtë rast me Lihtenshtajnin. Kemi gjithë informatat e nevojshme për kundërshtarin, pason duel ndryshe nga ai në eliminatoret për KB 2018. Kundërshtari mund të luajë aq sa do t'i lejojni. Rezultatet me Lihtenshtajnin janë një e kaluar e bukur dhe do të duhet të japim më të mirën për të vazhduar këtë traditë", deklaroi seleksionuesi, Angelovski.

Ndeshja Maqedoni-Lihtenshtajn luhet të shtunën në arenën nacionale 'Filipi i Dytë', me fillim në orën 20:45. Drejtësinë do ta ndajnë arbitra nga Izraeli, ndërsa biletat shiten me çmim prej 150 dhe 100 denarëve.



   
   
Reprezentacioni A