Angelovski: Jemi favoritë dhe do tentojmë fitoret

Publikuar më 04 Октомври, 2018 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angelovski pasi publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Lihtenshtajnit (13 tetor, Arena nacionale ‘Filipi i Dytë’) dhe Armeninë (16 tetor, ‘Vazgen Sargsjan’) në konferencën për shtyp dha opinionin e tij për pritjet nga ndeshjet e muajit tetor në të cilat kërkohet të konfirmohet vendi i parë në Grupin D të garës së re të UEFA-së.

“Në listë nuk ka shumë ndryshime, janë emra të dëshmuar, futbollistë që kanë qenë edhe në duelet paraprake. Në pozitën e portierit të tretë kthehet Shishkovski, ndërsa në përfaqësuese rikthehen Ademi e Hasani, me të cilët rritet konkurenca në mesfushë. Fokusin e kemi në ndeshjen e parë. Duam të marrim tre pikët për të vazhduar aty ku jemi ndalur. Pres fitore kundër Lihtenshtajnit, ndërsa edhe më mirë do të jetë nëse tre pikët i koleksionojmë përmes një loje të bukur”, deklaroi Angelovski.

Mbrojtësi i Riekës, Darko Velkovski është lojtari i vetëm në dyshim për këto dy ndeshje. Në një prej seancat e fundit stërvitore te skuadra kroate, mbrojtësi ka lënduar muskulin e këmbës, ndërsa ende nuk dihet serioziteti i dëmtimit.

“Darko Velkovski është lojtari i vetëm që mbetet në dyshim. Do të kryejë ekzaminime të hollësishme mjekësore gjatë ditës së sotme. Për momentin nuk kemi informacion për shkallën e lëndimit. Tani për tani, nuk dua të spekuloj për një zëvendësim eventual të tij, fillimisht të presim rezultatet e testeve mjekësore”, tha Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A