Angelovski dhe Pandev: Të fokusuar dhe me kujdes, të krijojmë shanse por edhe ti realizojmë

Publikuar më 01 Септември, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë zhvilloi stërvitjen zyrtare në stadiumin “Sami Ofer” në Haifa para përballjes së nesërme kualifikuese me Izraelin. Seleksionuesi i përfaqësueses Igor Angellovski në konferencën për shtyp potencoi se egziston dëshirë e madhe për humbjen e vjetshme në Shkup, kur kundërshtari i’u gëzua fitores pas penaltisë së humbur nga ana jonë në minutën e fundit.

“Në Shkup ishte ndeshje interesante, krijuam shumë shanse, mirëpo fitoi Izralei. Shpresoj nesër të krijojmë shanse, mirëpo edhe t’i realizojmë. Besoj në këtë përzgjedhje të futbollistëve që kam bërë. Kemi zhvilluar përgatitje të mira dhe të gatshëm hyjmë në ndeshje për të bërë rezultat pozitiv”, deklaroi Angellovski.

Në këto kualifikime kemi humbur shumë pikë me gola të pranuar në minutat e fundit të ndeshjeve dhe këtë problem duhet ta zgjidhim për të filluar të fitojmë thotë kapiteni i Maqedonisë, Goran Pandev.

“Na pret ndeshje e vështirë, Izraeli ka përfaqësuese të mirë, kualitative. Në Shkup nuk merituam humbjen, humbëm penalti në sekondat e fundit. Tani patjetër të realizojmë atë që do të kërkojmë prej neve seleksionuesi dhe vetëm ashtu do të mund të marrim rezultat të mirë. Shikoj se në opinionin tonë mendohet se mund të fitojmë lehtë këtu në Izrael. Unë mendoj se patjetër të jemi unik dhe nëse luajmë si ekip mund të befasojmë kundërshtarin. Patjetër të jemi të koncentruar gjithë ndeshjen, taktikisht në gjitha ndeshjet kemi luajtur mirë dhe shpresoj nesër të zhvillojmë ndeshje komplete”, shprehet Pandev.

Nesër kemi mundësi që me fitore kundër Izraelit në Haifa të bëjmë kthesë në grupin G dhe të kyçemi në luftë për pozitë më të mirë në tabelë.




   
   
Reprezentacioni A