Angelovski: Besoj fuqishëm te futbollistët

Publikuar më 29 Септември, 2016 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjet me Izraelin dhe Italinë dha pikëpamjet dhe pritjet e tij për këto takime. Udhëheqësi i përfaqësueses tonë më të mirë në takimin me gazetarë theksoi se beson fuqishëm në futbollistët e ftuar dhe se pret angazhim maksimal gjatë kohës së përgatitjeve për këto përballje.

“Futbollistët e ftuar janë thuajse të njëjtët nga ndeshja e parë e këtyre kualifikimeve me Shqipërinë. Në pozitën e portierit kemi ftuar Martin Bogatinovin, portier me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe sigurisht se do të kontribuojë për ekipin. Kemi ftuar edhe Dushko Trajçevskin dhe Adis Jahoviqin për të patyur futbollistë të të gjithë profileve në kërkim të rritjes së konkurencës”, thotë Angelovski.

Maqedonia do të kërkojë pikët e para në kualifikimet për KB 2018 në Rusi. Seleksionuesi Angelovski shton se fokusi tani është në ndeshjen e parë me Izraelin.

“Me çdo pikë të fituar jam i kënaqur. Ta dojë Zoti të marrim tre pikë në dy ndeshjet. Italia është favorit apsolut. Izraeli është kualitativ dhe i rrezikshëm. Anët e mira janë shpejtësia, kundërsulmi dhe për këtë duhet të jemi maksimalisht të kujdesshëm, mos lejojmë të zhvillojnë lojën e tyre. Kanë futbollistë që luajnë në ekipe që marrin pjesë në fazën e grupeve të Liga Evropës, gjithë kjo është tregues për kualitetin e tyre”, përfundoi Angelovski.

Grumbullimi i reprezentuesve është caktuar për 3 tetor në Shkup. Ndeshja me Izraelin do të luhet më 6 tetor në orën 20:45, ndërsa me Italinë më 9 tetor, gjithashtu në orën 20:45 në Arenën Nacionale ‘Filipi i Dytë’. 



   
   
Reprezentacioni A