Angellovski:Jam i kënaqur me fitoren

Publikuar më 05 Септември, 2020 Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Starti me tre pikë i edicionit të dytë të Ligës së Kombeve ka lënë të kënaqur edhe seleksionuesin e përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski, i cili mes tjerash uroi futbollistët e tij për fitoren e arritur. Alioski dhe Nestorovski me realizime nga pika e bardhë shënuan golat për fitoren 2:1 ndaj Armenisë, të cilët golin e vetëm e gjetën në kohën shtesë gjithashtu me penalti përmes Barsegian-it.

Unë uroj futbollistët pasi kushtet për lojë nuk ishin normale, jashta në terren ishte problem. Kjo është normale kur futbollistët nuk janë në rritëm të plotë garues edhe roma e tyre mos të jetë në nivelin më të mirë, mirëpo  kemi treguar cilësi të re pasi luajtëm në rezultat. Për mua kjo është normale pas pauzës që kishim, të luanim një ndeshje të këtillë. Më vjen keq që dikush vendosi të luajmë në orën 15:00, pastaj edhe ulën numrin e zëvendësimeve nga 5 në 3. Mendoj se duhet të mendohet për shëndetin e futbollistëve“, deklaroi seleksionuesi Angellovski.

“Hapëm herët rivalin. Pastaj, kishim edhe dy mundësi për gol, por nuk shënuam, para se Shishkovski të ndalte një rast të mirë të Armenisë. Kur fituam penaltinë e dytë dhe shënuam gol për 2:0, nuk kishim arsye të shtypim 200%. Me vetëdije i liruam mesin e terrenit kundërshtarit. Në pjesën e dytë kishim shanse të mira për gol, kur mund të kishim zgjidhim ndehsjen. Por, nuk do shikojmë gjërat në hollësi. Jam i kënaqur me rezultatin", përfundoi udhëheqësi i ekipi përfaqësues.



   
   
Reprezentacioni A