Angellovski: Të falenderit Pandev dhe drejtoi vëllezërit tanë të kualifikohen në Europian

Publikuar më 11 Ноември, 2020 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski me shumë optimizëm në konferencën zyrtare e paralajmëroi ndeshjen e nesërme historike për kualifikim në Kampionat Europian edhe përkrahë asaj që po përballet me probleme me mungesë të futbollistëve.

“Kam respekt të madh për kolegun tim Vlladimir Vajs nga përfaqësuesja e Gjeorgjisë. Njihemi mirë me të, por ne i dimë kualitetet tona dhe sërish jemi këtu në Tbilisi që ti realizojmë objektivat tona dhe ajo është kualifikimi në Kampionat Europian”, tha Angellovski në press-konferencën e zhvilluar në qytetin kryesor të Gjeorgjisë para ndeshjes së nesërme, duke vazhduar:

“Kemi disa futbollist të cilët nuk udhëtuan me ne, por kam 21 futbollist tjerë të cilët janë të përgatitur për të na kualifikuar në Kampionatin Europian. Jemi të përgatitur për të luajtur për vete dhe për të gjithë Maqedoninë. Këta futbollist më detyruan të jem i qetë dhe të flej rehat. Edhe pse këtu jemi të vetëm, e ndjejmë përkrahjen, na vijnë mesazhe nga ish-seleksionues, reprezentues e shokë. Do të luajmë për ata”, deklaroi seleksionuesi.

Por, Angellovski kishte një falenderim të veçant dhe emocional për futbollistin tonë më të mirë.

“Dua që publikisht ti falenderohem Goran Pandevit tonë. Nëse dikush është meritorë për atë që sot jemi këtu, ai është Pandevi. Pikërisht para 5 viteve pranoi të luaj për përfaqësuesen tonë dhe ta udhëheq këtë skuadër, në të cilin unë besoja që nga fillimi. Goran, të falenderit dhe nesër dua që të udhëheqësh këta vllezër tuaj dhe të mi deri në kualifikim në Kampionatin Europian”. 




   
   
Reprezentacioni A