Angellovski: Shpresoj formën e mirë futbollistët ta bartin në përfaqësuese

Publikuar më 21 Август, 2017 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjet me Izraelin dhe Shqipërinë kë dhënë opinionin e tij për kuadrin e lojtarëve që do të ketë dhe për pritjet për ndeshjet e eliminatoreve për KB 2018. Udhëheqësi i ekipit përfaqësueses në konferecnën për shtyp potencoi se pret nga lojtarët formën e mirë nga klubet e tyre ta bartin në ekipin përfaqësues për të ngritur nivelin e lojës.

“Atë që kam paralajmëruar që ditën e parë tani fillojmë ta realizojmë, të krijojmë ekip që një kohë të gjatë do të luajë bashkë në përfaqësuese. Më gëzon fakti që numër i madh i reprezentuesve janë pjesë e ekipeve të mëdha dhe janë në formë të shkëlqyeshme. Nestorovski dhe Trajkovski luajnë shkëlqyeshëm, Alioski është një prej kryesorët te Lidsi, kemi Enis Bardhin që ktheu përfaqësimin tonë në Primera Division. Shprtesoj se angazhimet e tyre në klube dhe forma e tyre do të bartet në përfaqësuese për të ngritur nivelin e lojës. Deni Iliev nga Arsenali kthehet në formë garuese dhe e kam ftuar për t’i dhënë motiv shtesë, pasi megjithatë bëhet fjalë për portier me të ardhme. Në mbrojtje janë ftuar lojtarët e gjeneratës së artë të U 21, Velkovski, Zajkov dhe Musliu që luajtën shkëlqyeshëm në KE dhe bashkë me Ristovskin, Ristevskin dhe Toshevskin vlerësoj se në mënyrë të vërtetë do tu përgjigjen detyrave. Në mesfushë kemi më shumë futbollistë për shkak se kemi dy ndeshje për tre ditë dhe do të kemi nevojë për rotacion”, u shpreh Angellovski.

Në kuadër të xhiros së 7-të të eliminatoreve për KB në Rusi, më 2 shtator Maqedonia do të jetë mysafire e Izraelit, ndërsa tre ditë më vonë në Strumicë pason përballja me Shqipërinë. 



   
   
Reprezentacioni A