Angellovski: Nuk ikim nga roli i favoritit, por respektojmë rivalët

Publikuar më 29 Август, 2018 Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Pas publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshjet me Gjibraltarin (6 shtator) dhe Armeninë (9 shtator) në kuadër të Ligës së Kombeve, seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka theksuar se përfaqësuesja e vendit është favorite në grup, mirëpo asnjë prej kundërshtarët nuk do të nënçmohet. Pjesa më e madhe e futbollistëve të ftuar ishin bartës së lojës në ciklin e kaluar kualifikues, ndërsa emra të rinjë janë Mite Cikarski (Janina) dhe Egzon Bejtullai (Shkëndija). Për shkak të dëmtimeve në dyshim janë dy futbollistët nga kampionati kroat, Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Darko Velkovski (Rijeka).

“Në listë gjenden lojtarë standard, ndërsë kthehen Egzon Bejtullai dhe Mite Cikarski. Bejtullai luan standard te Shkëndija, ishte anëtarë i përfaësueses së shpresave dhe vjen në vend të Zajkovit. Jemi duke ndjekur situatën me Ademin që lëndoi muskulin dhe sot do të ketë testime të detajuara për të mësuar seriozitetin e lëndimit. Ferhan Hasani tani është bashkuar me skuadrën e tij të re nga Arabia Saudite dhe për këtë arsye nuk është në listë. Darko Velkovski morri ftesë, te Rijeka kanë qëndrimin e tyre, mirëpo unë jam seleksionues dhe mbroj intereset e Maqedonisë. Unë edhe paraprakisht kamë dhënë se në përfaqëusese do të hyhet më vështirë. Kjo është zgjedhja ime për momentin, 90% e lojtarëve janë ata që bartën barën më të madhe në eliminatoret e kaluara”, deklaroi seleksionuesi Igor Angelovski në takimin me media.

“Nuk ikim nga roli i favoritit, mirëpo kemi respektin e nevojshëm për Gjibraltarin. Nuk është lehtë të fitohet, pres angazhim maksimal nga futbollistët e mi dhe bashkarisht të fillojmë paraqitjen në Ligën e Kombeve me tre pikë. Gjithë vëmendjen kemi kthyer ka Gjibraltari, më pas do të mendojmë për Armeninë”, shtoi seleksionuesi.

Në garën e re të UEFA-së, Ligën e Kombeve, Maqedonia është në Ligën D, ku në kuadër të grupit 4 do të garojë bashkë me Armeninë, Gjibraltarin dhe Lihtenshejnin. 



   
   
Reprezentacioni A