Angellovski: Nervoz për pjesën e parë, reagim i mirë në të dytë, ndërsa fituam Elmasin
Publikuar më
12 Јуни, 2017
në
Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë ashtu si
që pritej pas humbjes nuk mund të ishte i kënaqur, megjithatë ceki se i ka pëlqyer
reagimi i lojtarëve në pjesën e dytë të humbjes 1:2 me Spanjën.
“Fillimisht urime për
Spanjën për fitoren e merituar. Nuk jam i kënaqur nga pjesa e parë kur disi
luanim me respekt të tepruar për kundërshtarin. Mirëpo nëse me diçka mund të
jem i kënaqur ajo është loja jonë në pjesën e dytë, pasi që ajo mendoj se ishte
mënyra si kemi luajtur në në ndeshjet e kaluara. Arritëm të kthejmë paqartësinë
në rrezultat deri në minutën e 90-të, mirëpo për fat të keq nuk arritëm të
sjellim goditjen përfundimtare. Patjetër të them se kemi humbur këtë ndeshje,
mirëpo kemi fituar një margaritar në emrin e Elif Elmasit, i cili debutoi me
17-të vite kundër një Spanje, ndërsa luajti shkëlqyeshëm. Gjithashtu urime për
lojën e mirë edhe për debutuesin e dytë, Toshevskin”, deklaroi Igor Angellovski
në takimin me gazetarë pas ndeshjes me Spanjën.