Publikuar më 04 Септември, 2019 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi
i përfaqësues ‘A’ të Maqedonisë, Igor Angellovski në konferencën zyrtare në
kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Izraelit njoftoi se ekipi jonë është më i
rëndësishëm dhe në çdo mënyrë do të mundohemi të arrijmë rezultat pozitiv në “Beer
Sheva” edhe përkundër problemeve të përbërjes së formacionit.
“E njohim mirë Izraelin, ishim në të njëjtin grup në kualifikimet tona të mëparshme. Kishim kohë të mjaftueshme për të analizuar kundërshtarin, por futbollistët e mi janë më të rëndësishëm. Ne do të përpiqemi të jemi ata që pyeten në fushë, e cila shpresoj se do të jetë e mjaftueshme për një rezultat pozitiv. Kapiteni Pandev është në dilemë për të luajtur në formacion, ndërsa jemi duke e monitoruar situatën me Ademin, i cili sot do të ushtrojë me ekipin dhe pastaj do të shohim nëse do të mund të luajë”, deklaroi seleksionuesi, Angellovski.
Portieri i ri i përfaqësues tonë, Dejan Iliev, gjithashtu tha se beson në rezultat pozitiv në përballjen e nesërme.
“Kemi ardhur të luftojmë dhe sigurisht nuk do të dorëzohemi. Do të mundohemi të japim maksimumin nga mundësitë tona, ti gëzojmë përkrahësit tanë. Është e qartë se na pret ndeshje e vështirë, por i bindur jam se mundemi ta përballojmë sfidën”, tha Iliev.