Publikuar më 08 Ноември, 2018 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski pas publikimit të listës së futbollistëve në të cilët llogarit në ndeshjet me Lihtenshtajnin (16 nëntor në Vaduz) dhe Gjibraltarin (19 nëntor në Shkup) në kuadër të Ligës së Kombeve, potencoi se në të dy takimet Maqedonia do të tentojë të realizojë objektivin për të siguruar vendin e parë në grup.
"Gjithë gjërat në grup varen vetëm nga ne. Kemi tre pikë përparësi para dy takimeve të fundit. Jemi favoritë dhe shpresoj të realizojmë objektivin dhe me dy fitore të shkojmë më tej. Arsyet për humbjen në Jerevan ishin gabimet individuale, u kritikua loja jonë dhe një pjesë të tyre i arsyetoj plotësisht. Mirëpo kritikat janë pjesë përbërëse e punës tonë. Shikojmë përpara, të bashkuar më shumë se kurrë. Nuk do të lejojmë një humbje të prishë atmosferën që e kemi ndërtuar për tre vite", deklaroi seleksionuesi, Igor Angellovski.
"Lista tashmë është e njohur, si portier i tretë është ftuar Deni Iliev pasi kam paralajmëruar paraprakisht se do të bëjmë rotacion me Shishkovskin dhe Aleksovskin nëse ky i fundit arrin të rikthejë formën e mëparshme. Kemi ftuar edhe Krste Vlekovskin që luan në formë të mirë me Sarajevën. Në plan kishim edhe Besart Ibraimin, mirëpo fatkeqësisht ai pësoi lëndim. Në pozitën portier i parë mbetet Dimitrievski", potencoi Angellovski.
"Lihtenshtajni është kundërshtar ndaj të cilëvr veç më kemi luajur paraprakisht. Pres të hyjmë me seriozitet maksimal dhe të marrim fitore. Pastaj pason ndeshja me Gjibraltarin për të cilët do të mendojmë pas sfidës së parë. Maqedonia është favoritë në këto dy ndeshje, por këtë duhet ta arsyetojmë në terren. Si gjithmonë do të luajmë ofenziv. Qëllim primar do të jetë të fitojmë ndeshjet, ndërsa nëse na jepet mundësi rezultati të jetë sa më bindshëm, do të mundohemi ta bëjmë atë", përfundoi Igor Angellovski.