Publikuar më 04 Септември, 2016 në Lajme, Lajme
Optimizëm,
motiv dhe dëshirë për rezultat të mirë mbizotëron në taborin e përgaqësueses A
të Maqedonisë para ndeshjes së nesërme me Shqipërinë në Shkodër. Seleksionuesi
Igor Angellovski në press konferencën zyrtare paralajmëroi se janë të gatshëm për
fillim të ri dhe se beson se do të startojë me rezultat pozitiv.
“Ky është fillimi i një cikli të ri kualifikues. Kemi kundërshtar që është në rritje. Ata ishin pjesëmarrës në Kampionatin e fundit Evropian dhe kjo është motiv shresë për të hyrë me angazhim maksimal dhe të startojmë me rezultat pozitiv. Punojmë në atmosferë fantastike dhe shpresoj në ditë dhe rezultate shumë më të mira për futbollin e Maqedonisë, duke filluar nga nesër. Nuk kemi problem me lëndime. Të gatshëm hyjmë në këtë ndeshje”, deklaroi Angellovski.
“Jam i edukuar njerëzit mos t’i dalloj në asnjë bazë. Kur flitet për futboll, egzistojnë vetëm futbollistë të mirë dhe pak më të mirë. Të gjithëve që janë grumbulluar u besoj më shumë se sa syve të mi. Jam i lumtur që kemi futbollistë të tillë në formacion. Kjo është ndeshje, më i miri në teren le të fitojë”, shtoi Angellovski.
Sulmuesi i përfaqësueses Ivan Triçkovski gjithashtu deklaroi se pret lojë të mirë të Maqedonisë dhe rezultat pozitiv nga ndeshja me Shqipërinë.
“Na pret ndeshje e vështirë kundër një përfaqësuesje për të cilën mjafton të thuhet se ishte pjesë e Kampionatit Evropian. Do të hyjnë si favoritë, mirëpo kjo nuk don të thotë se do të dorëzohemi. Përkundrazi, premtojmë luftë, angazhim pasi kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Përgatitjet i kemi kaluar në mënyrë të shkëlqyeshme, besojmë se mund të arrijmë rezultat pozitiv”, deklaroi Ivan Triçkovski.