Angellovski: Ekipi fiton, nuk ka arsye për ndryshime

Publikuar më 01 Ноември, 2017 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski pas publikimit të listës së futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen kontrolluese me Norvegjinë para mediave komentoi përzgjedhjen e tij dhe pritjet për ndeshjen me skandinavët. Udhëheqësi i ekipit nacional në konferencën për shtyp potencoi se pret të vazhdojë seria e rezultateve pozitive.

“Nuk kemi ndryshime në formacion në raport me ndeshjet paraprake të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Vlerësoj se ajo që funksionojmë shkëlqyeshëm dhe që na solli rezultat nuk duhet të ndryshohet. Më 11 nëntor na pret test kualitativ kundër një përfaqësueseje të cilën në të kaluarën nuk e kemi mundur. Norvegjia luan futboll tipik skandinav, agresiv, me shumë duele, ndërsa i udhëheq Lagerbeg i cili bëri çudi të madhe me Islandën. Shpresoj tu kundërvihemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive”, deklaroi Angellovski.

Seleksionuesi potencoi se në listë ka përfshirë tre futbollistë që kthehen nga lëndimet, mirëpo Velkovski, Musliu dhe Ristevski janë në poreces stërvitor, ndërkohë edhe Stefan Ristovski do të jetë i gatshëm për ndeshjen.

“Stefani kishte ndeshje impresionuesi për Sportingun e Lisbonës në Ligën e Kampionëve, për shkak të ngërçit u zëvendësua në fund të ndeshjes kundër Juventusit, dmth nuk bëhet fjalë për lëndim. Do të jetë komplet i gatshëm për duelin me Norvegjinë”, përfundoi Angellovski.

Grumbullimi i përfaqësueses A është caktuar më 7 nëntor në orën 12:00 në hotelin “Grand Plaza” në Shkup. 



   
   
Reprezentacioni A