Angellovski: Do të ishte shkëlqyeshëm të fitonim më shumë se tre pikë në këto dy ndeshje

Publikuar më 29 Август, 2019 Lajme, Lajme


Pas publikimit të listës së futbollistëve për ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë kundër Izraelit dhe Letonisë, seleksionuesi Igor Angellovski foli për zgjedhjen e tij dhe pritjet nga përballjet e rradhës.

"Në listë nuk ka ndryshime më të mëdha, kryesisht janë lojtarë që përfshihen në përfaqësuese prej fillimit të ciklit eliminator. Stefan Ristovski nuk është në kombinim shkaku i lëndimit, ndërsa Ferhan Hasani ende nuk ka zgjidhur çështjen e klubit të ri ku do të luajë. Në interes të futbollit vendor vendosëm se në këtë moment Darko Çurlinov më mirë është të jetë pjesë e përfaqësueses U21, por padyshim se llogaris te ai për të ardhmen. Mundësi për paraqitje do të kërkojë edhe debutuesi, Vllatko Stojanovski, i cili ishte golashënuesi më i mirë i edicionit të kaluar në elitën e futbollit vendor. Kthehen Triçkovski dhe Spriovski, me ne do të jetë edhe Doriev i cili ka pasur ftesa edhe më herët", u shpreh seleksionuesi Angellovski.

"Grumbullimi është caktuar për ditën e hënë. Pandev, Nestorovski, Dimitrievski, Trajkovski dhe Triçkovski për shkak të paraqitjeve me klubet e tyre do të bashkohen me ne direkt në Ashdot në bazën tonë në Izrael. Kemi periudhë të shkurtër, mirëpo gjatë kohë jemi bashkë dhe mendoj se kaq kohë sa kemi në dispozicion do të mjaftojë të përgatitemi sa më mirë fillimisht për rivalin e parë Izraelin, përfaqësuese e cila ka mjaft ndryshime në përbërje në raporty me ndeshjen e parë që kemi luajtur kundër tyre. 

"Do të isha i kënaqur nëse do të jemi në nivelin e gjithë ndeshjeve paraprake, përjashtuar atë me Austrinë. Do të ishte shkëlqyeshëm për ne nëse në këto dy ndeshje marrim më shumë se tre pikë. Tre pikë do të ishte mirë, mirëpo nuk do të isha i kënaqur nëse dalim me më pak se tre pikë", përfundoi udhëheqësi i ekipit përfaqësues të Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A