Publikuar më 17 Ноември, 2020 në Lajme, UEFA Liga e Kombeve
Përfaqësuesja
më e mirë e Maqedonisë nesër përballet me Armeninë, në ndeshjen e fundit në Ligën
e Kombeve, ndërsa përfaqësuesja jonë edhe me barazim siguron kualifikim në Ligën
B të këtij kompeticioni. Reprezentuesit sonte zhvilluan stërvitje në “GSP
Stadium” të Nikozisë, ndërsa në konferencën zyrtare për pritshmëritë folën
seleksionuesi Igor Angellovski dhe sulmuesi Ivan Triçkovski.
“Nuk jam seleksionues që kalkulojë, por edhe për barazim nuk di të luaj, atë e kam mangësi, do të luajmë për fitore, kemi përzgjedhje të mira, të gjithë ata që janë këtu, nuk janë vetëm sa për ta mbushur vendin. Luajmë ndeshje që rezultati pozitiv do të na dërgojë në Ligën B, i cili është objektivi jonë. Do të nxjerrë maksimumin nga futbollistët për të fituar”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.
“Atmosfera është e shkëlqyeshme dhe në nivel të lartë, motivimi asnjëherë nuk na mungon. Ashtu si individualisht edhe si ekip jemi të motivuar. Në ndeshjen e nesërme do të tregojmë se mundemi dhe do të bëjmë gjithçka për të regjistruar rezultat pozitiv. Ndjehem më rehat, si në këtë stadium ashtu si te tjerët. Tani kemi motivim shtesë, nuk kemi publik, por kemi një imperativ dhe ai është vendi i parë”, deklaroi Ivan Triçkovski.
Për shkak konfliktit ushtarak në Jerevan, Armenia e pret Maqedoninë në Nikozi, ndërsa ndeshja luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 18:00.