Angellovski dhe Triçkovski presin fitore ndaj Letonisë

Publikuar më 08 Септември, 2019 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski dhe sulmuesi Ivan Triçkovski kanë folur para mediava për pritjet e tyre në përballjen e të hënës kundër Letonisë në Riga, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian të vitit 2020.

Kemi respekt për përfaqësuesen e Letonisë, e dijmë se kishin ndeshje të dobët kundër Austrisë, por ndonjëherë kjo nuk don të thotë asgjë. Pres të luajmë të motivuar, agresiv dhe të fitojmë. Për ne kjo është ndeshje shumë e rëndësi, pasi me fitore në takimin e nesërm mbetemi në lojë për renditje sa më të lartë në tabelë. Për mua motivi ynë është të arrimë 8 pikë dhe me shumë nxitje të hyjmë në fazën e fundit të garave në grup. Gjithë sukseset janë rezultat i cilësisë së futbollistëve, përmes Ligës së Kombeve hymë në balotazh, ndërsa nëse fitojmë nesër do të jemi si opsion edhe përmes kualifikimeve. Pika në Izrael do të ketë vlerë vetëm nëse fitojmë Letoninë”, deklaroi seleksionuesi Angellovski.

“E dijmë kualitetin e Letonisë, por me rëndësi është paraqitja ynë. Nëse mendojmë shumë për rivalin atëherë vetë i komplikojmë gjërat. Sigurisht se personalisht nëse më jepet shansi do të jap maksimumin nga vetja, ajo është puna ime dhe për atë arsye jam këtu. Do të jem në dispozicion të ekipit  dhe me lojë maksimale nga ana ime do të mundohem të kontribojë që të marrim fitore”, deklaroi Triçkovski.



   
   
Reprezentacioni A