Angellovski dhe Triçkovski para Estonisë: Ndeshja e re dhe mundësi e re për rezultat pozitiv, objektivi është ti fitojmë pikët

Publikuar më 10 Октомври, 2020 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë A, Igor Angellovski dhe reprezentuesi Ivan Triçkovski në konferencën zyrtare në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Estonisë në Talin shpalosën pritshmëritë e tyre për ndeshjen e xhiros së tretë në grupin C të Ligës së Kombeve.

- Po përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër. Takimi me Kosovën tashmë është pas nesh dhe jemi plotësisht jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme. Filluam mirë në grupën e Ligës së Kombeve dhe qëllimi është të fitojmë tri pikët në duelin e nesërm. Kualiteti i futbollistëve të mi më jep të drejt të besoj që do të kemi sukses, me të vërtet jam i lumtur që punoj me këtë grup të futbollistëve, të cilët në çdo ndeshje po e konfirmojmë vlerën e tyre. Të gjithë vihen në funksion dhe në këtë mënyrë i mbulojmë problemet që i kemi me futbollistët e lënduar. E respektojmë kundërshtarin, kanë futbollist të mirë, Tunjov nga Spal, Vasilev nga Flora dhe duhet të jemi maksimalisht të vëmendshëm”, deklaroi seleksionuesi Angellovski.


- Jemi të fokusuar te skuadra jonë edhe pse e konsiderojmë shumë serioz formacionin e Estonisë. E rëndësishme është që të jemi në nivel të lartë edhe pse vijmë pas një ndeshje shumë të rëndësishme si me Kosovën, në të cilën e arritëm atë që e dëshironim. Nesër është një ndeshje e re dhe po përgatitemi që ta fitojmë. Shpresoj që të gjithë do ta marrim seriozisht dhe do të luajmë në nivelin tonë të lartë”, deklaroi Triçkovski. 




   
   
Reprezentacioni A