Angellovski dhe Triçkovski: Jemi të harxhuar, por shkojmë për fitore dhe vendin e parë në Ligën e Kombeve

Publikuar më 14 Ноември, 2020 Lajme


Në konferencë zyrtare në kuadër të ndeshjes së nesërme në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Estonisë flet seleksionuesi i përfaqësueses A, Igor Angellovski dhe reprezentuesi Ivan Triçkovski. 


“E kam thënë edhe më herët që objektivi kryesor është kualifikimi në Kampionatin Europian, por për momentin jemi në vendin e parë në grup dhe do të japim gjithçka nga vetja që të mbetemi në krye të grupit edhe në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Është normale të zbrazen emocionet pas kualifikimit të madh, por kur luan ndeshje për Maqedoninë, të gjithë do të mundohen të japin maksimumin. Kemi mjaftueshëm kualitet për fitore dhe të shkojmë në Qipro që ta vulosim vendin e parë. Kemi mundësinë e dytë që të jemi sërish kampion në këtë kompeticion. Nga nesër paraqitemi si përfaqësuese e cila do të luaj në Europian dhe atë duhet me të gjitha forcat që ta mbrojmë. Gjithmonë ka motivime dhe duhet të jemi të parët në Ligën e Kombeve. Do të mundohem që të jap taktikën më të mirë në bazë të ekipit që kam në dispozicion. Kohë të gjatë jemi së bashku dhe e dimë shum mirë se çfarë duhet të bëjmë në terren”, deklaroi Angellovski. 


“Jemi të harxhuar psiqikisht dhe fizikisht, po do të japim gjithçka nga vetja për të fituar. Nga skuadra më uruan mua dhe Spirovskin dhe janë krenar dhe të nderuar që do ti përfaqësojmë në Kampionat Europian. Nesër me Estoninë e kemi për detyrë dhe dëshirë që të luftojmë dhe të tregojmë se nuk do të ndalemi vetëm me kualifikimin në Europian. Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, do të jemi në vendin e parë, prandaj është mirë për ne të fitojmë dhe të kalojmë në Ligën B”, deklaroi Triçkovski. 



   
   
Reprezentacioni A