Angellovski dhe Pandev: Spanja favorite, ne të përkushtuar kërkojmë shansin tonë

Publikuar më 11 Ноември, 2016 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin 'Los Karmenes' në Granada para takimit të nesërm kundër Spanjës në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski në takimin me gazetarë potencoi se beson në ekipin dhe shpreson në lojë të mirë. 

"Besoj në futbollistët e mij, ne kemi qëllimet tona dhe shpresoj se pas ndeshjes do të jenë të realizuara. Në aspekt të vendosjes nuk ndryshohet asgjë në lojën tonë, por mund të ketë disa ndryshime në aspekt të lojtarve, portier dhe dy tjera. Kemi ndoshta përfaqësuesen më të re, por kjo nuk më tremb, besoj te të rinjtë dhe sigurisht ndonjëri prej tyre do të ketë shansin për të luajtur. Në futboll me rëndësi janë individët, por më i rëndësishëm është ekipi, patjetër të luajmë si skuadër, vetëm ashtu mund t'u kundërvihemi spanjolëve. Ndoshta për ta hendikep i vogël do të jetë fakti që do t'ju mungojnë disa lojtarë standardë, por kjo nuk duhet të jetë vendimtare pasi kanë zgjedhje të gjërë të futbollistëve kualitativ", deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski.

Kapiteni Goran Pandev beson se Maqedonia do të shënojë gol dhe se do të paraqitemi me mirë. 

"Spanja është favorit, mirëpo edhe ne kemi luajtur tre ndeshje të mira kualifikuese dhe nuk kemi merituar të jemi në këtë pozitë në tabelë. Kemi lojtarë të rinjë në ekip të cilët me padurim presin të luajnë dhe besoj se do të paraqitemi mirë. Shpresoj vendasit të lënë hapsirë të mjaftueshme për ne, për kundërsulmet tona. E dijmë se janë të dobësuar me moslojën e Ramosit dhe Pikes, të cilët vlejnë shumë për ta. Mirëpo edhe ata që do t'i zëvendësojnë janë lojtarë të shkëlqyeshëm. Nëse realizojmë strategjinë e seleksionuesit besoj se kemi shanse për rezultat të mirë", shprehet Pandev. 

Përballja Spanjë-Maqedoni luhet të shtunën në Granada me fillim në orën 20:45 minuta.



   
   
Reprezentacioni A