Angellovski dhe Pandev: Ndeshje historike për ne, do të japim maksimumin

Publikuar më 07 Октомври, 2020 Lajme, Lajme


Atmosferë pozitiv në taborin tonë gjatë konferencës për shtyp në kuadër të ndeshjes së nesërme me Kosovën të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Seleksionuesi Igor Angellovski deklaroi se Maqedonia do të jetë maksimalisht në nivel dhe e gatshme për fitore.

“I sigurt jam që nga futbollistët e mi në këtë ndeshje do të shihni më të mirën. Maqedonia plot 30 vite e pret këtë ndeshje. Pa dallim se në cfarë kushte, pasi e gjithë bota po përballet me te njejtat. Duhet të qëndrojmë me kokat e qeta, kualifikimi ne Europian është në duar tona. Detyrë e kemi të jemi të përgatitur për çdo skenar. Detajet do të vendosin kualifikuesin për në finale”, tha Angellovski.

Kapiteni Goran Pandev theksoi se për të është një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tij. Ai falenderoi të gjithë të cilët kontribuan për të ardhur në Maqedonia dhe të jetë në dispozicion për ekipin. Beson që me fitore do ta gëzoj opinionin në vendin tonë.

“Një falenderim deri tek të gjithë të cilët kontribuan që jem un sot këtu dhe ta luaj këtë ndeshje. E dijmë se çka sjell kjo ndeshje. Kemi mjaftueshëm përvojë, fati keq është se nuk do të ketë publik, pasi dëshira ime ishte që kjo ndeshje të luhet me tifoz, por gjithsesi kjo është. Shkojmë në fitore. Jam i emocionuar për këtë moment dhe këtë ndeshje. Ju premtoj se do të japim shpirtin në fushë, që në fund të gëzohemi të gjithë së bashku”, tha Pandev.

Gjysmëfinalja kundër Kosovës do të luhet nesër nga ora 20:45, ndërsa me fitore eventuale në nëntor luajm në finale kundër Gjeorgjisë ose Bjellurusisë.




   
   
Reprezentacioni A