Angellovski dhe Pandev: Me fitore ndaj Izraelit ti mbyllim eliminatoret 2020

Publikuar më 18 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev në konferencën për shtyp i shprehen pritjet e tyre për duelin e nesërm kundër Izraelit në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020. 


“Shumë mirë njihemi me Izraelin, kemi luajtur edhe në eliminatoret e kaluara. Secila ndeshje është e veçant, por pikat kryesore të tyre janë sulmuesit, ku veçohen Zahavi dhe Dabur. Repartin e sulmit është mjaftë i rrezikshëm, por sikur ekip kanë edhe dobësitë e tyre, të cilat ne do të mundohemi ti shfrytëzojmë. Kur luan përfaqësuesja duam përkrahje, në ndeshjet e fundit kishim tribunat e mbushura, ndërsa futbollistët ua kthyen në mënyrën më të mirë. Jemi të përgatitur dhe të motivuar që sërish ti gëzojmë tifozët tanë. Për ne nuk ekziston presioni për të përfunduar në vendin e tretë, por ne këtë shanse shohim si motiv. Këta futbollist për të gjithë atë që treguan në këto eliminatore, meritojnë ta mbyllin grupin në vendin e tretë. Ne shkojmë për fitore, mirëpo sa do të jetë e mjaftueshme do të shohim”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.



“Kjo është ndeshja e fundit për ne në këto eliminatore dhe duam që me fitore ta mbyllim këtë cikël dhe të kualifikohemi aty ku asnjëherë nuk kemi qenë. Duam të jemi në pozitën e tretë. Kemi luajtur në këto eliminatore në një grup jo shumë atraktive, port ë vështirë dhe vetëm kundër Austrisë dështuam, përderisa në ndeshjet tjera luajtëm mirë. Ndoshta mundeshim të fitonim edhe më shumë pikë. Nuk arritëm që të renditemi në pozitën e dytë për kualifikim direkt në Euro 2020 dhe tani vendi i tretë do të jetë rezultat i mirë për ne në këto eliminatore. Jam i gatshëm për duelin ndaj Izraelit, por a do të paraqitem varet nga seleksionuesi”, deklaroi kapiteni Goran Pandev.  


Ndeshjen e fundit të eliminatoreve për EURO 2020, përfaqësuesja e Maqedonisë do ta luajë nesër nga ora 20:45 në arenën “Todor Proeski”. 




   
   
Reprezentacioni A