Angellovski dhe Pandev: Maqedonia e gatshme për start me fitore në Ligën e Kombeve

Publikuar më 05 Септември, 2018 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Gjibraltarin me të cilën hapim pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve.

Në konferencën zyrtare për shtyp seleksionuesi Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev thanë se Maqedonia është e gatshme të fillojë me fitore garën e re të UEFA-së.

“Kemi realizuar përgatitjet për ndeshjen me Gjibraltarin. Jemi adaptuar me kushtet atmosferike dhe me kushtet për lojë, para se gjithash me terrenin. Besoj te futbollistët e mi dhe jam i bindur se do të shënojmë rezultat pozitiv. Nuk do të eksperimentojmë me ekipin, do të luajnë më të mirrët. Besoj se të gjithë do të kenë qasje të vërtetë dhe me fitore do të nisim pjesëmarrjen në këtë garë”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski. 
“Kam shumë përvojë, mirëpo nesër luajmë kundër një përfaqësueseje që nuk është shumë e njohur. Në të kaluarën ndoshta gjithmonë kemi pasur probleme me përfaqësuese të këtij lloji, prandaj duhet të hyjmë në ndeshje me shumë seriozitet. Luajmë në stadium të vogël me bar sintetik, mirëpo kjo gjeneratë e futbollistëve në përfaqësuesen tonë është një prej më të mirat në histori. Jemi favoritë dhe të gatshëm për fitore”, deklaroi para mediave kapiteni Goran Pandev.


   
   
Reprezentacioni A