Angellovski dhe Pandev: Jemi gati për sfidën

Publikuar më 12 Јуни, 2021 Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev në konferencën zyrtare folën për debutimin e nesërm të Maqedonisë në Kampionatin Europian dhe ndeshjen kundër Austrisë.

Igor Angellovski – seleksionues i përfaqësues së Maqedonisë

-Duhet të jemi krenar, por duhet edhe të besojmë se mundemi edhe më shumë. Kjo histori filloi kur para gjashtë viteve shkova tek Goran Pandev në Xhenova. Ndoshta jemi autsajder në këtë kampionat, por nuk na pengon ky rol. Përkundrazi, na sjell më shumë motiv. Jemi përgatitur mirë dhe të gjithë futbollistët me padurim e presin ndeshjen me Austrinë.


Goran Pandev – kapiten i Maqedonisë

- Është e vërtet se kemi emocione, e vërtet është se të gjithë te Maqedonia, futbollistët, tifozët, mediumet dhe opinioni e presin këtë moment. Besoni se jemi të përgatitur që të japim zemrën për gëzime të reja, pasi e dijmë se të gjithë sytë në Maqedoni janë drejt nesh. Unë e pranova sfidën e seleksionuesit para 6 viteve kur erdhi në Xhenova dhe më bindi që të rikthehem në ekipin përfaqësues për atë se na presin ditë të suksesshme. Dhe më duket se kjo ishte rrug kryesore për të realizuar ëndrrën. Por,  gjithsesi edhe unë dhe bashkëlojtarët jemi të gatshëm ta pranojmë edhe këtë sfidë. Dëshira sigurisht është të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe të përpiqemi mos ta mbyllim Europian vetëm me tre ndeshje.

Kemi përvojë të hidhur me këtë përfaqësuese, por i kemi analizuar mirë ndeshjet e tyre të fundit. E dijmë se na pret një ndeshje e vështirë, është një përfaqësuese që është e përgatitur fizikisht mirë. Ajo fitore ndaj Gjermanisë na solli vetbesim në radhët tona, këta djem janë më të vetëdijshëm për kualitetet e tyre dhe kjo duhet të jetë motivim shtesë në secilën ndeshje të Europianit.

Maqedonia debuton në Kampionatin Europian në ndeshjen me Austrinë nesër nga ora 18:00. 




   
   
Reprezentacioni A