Angellovski dhe Pandev: Izraeli favorit në letër, mirëpo me ndihmën e publikut kërkojmë fitore

Publikuar më 05 Октомври, 2016 Lajme, Kualifikimet për EURO 2016, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev janë optimistë para ndeshjes së nesërme me Izraelin në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në vitin 2018 në Rusi. Të dy cekin se izraelitët janë favoritë në letë, ndeshja do të jetë e vështirë, mirëpo në të njejtën kohë të gjithë janë të koncentruar për të dhënë maksimumin në kërkim të rezultatit pozitiv.

“E dijmë çka na pret nesër. Mendoj se kemi pasut kohë të majftueshme për t’u përgatitur dhe të gatshëm për presim duelin. Rezultatet e dy përfaqësueseve kohëve të fundit nuk janë të mira. Në opinion rolin e favoritit e bart Izraeli, mirëpo unë nuk mendoj se do të dalim ne si autsajderë. Do të luajmë me maksimumin e mundësive tona, për të kërkuar rezultat pozitiv me të cilin do të gëzonim opinionin. Ende nuk e dij me cilën taktikë dhe formacion do të dalim nesër, do të vendosim pas stërvitjes së fundit”, është shprehur seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski.

Kapiteni Goran Pandev ndërlidhet me fjalët e seleksionuesit, ndërsa shton se edhe pse kundërshtari është favorit, megjithatë me ndihmën e publikut mund të pritet epilog pozitiv.

“E dijmë se na pret duel me një përfaqësuese kualitative. Favoritë janë izraelitët, mirëpo ne jemi përgatitur mirë për këtë duel. Këto tre ditë kemi punuar mirë, kemi atmosferë të shkëlqyeshme. I dijmë anët e mira dhe të këqija në lojën e kundërshtarit. Me ndihmën e publikut tonë mund të nxjerim rezultat pozitiv”, thotë Pandev.

Përballja Maqedoni-Izrael luhet të enjten në arenën ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:45. 



   
   
Reprezentacioni A