Angellovski dhe Pandev: E dimë se çfarë sjell takimi me Slloveninë, jemi të gatshëm për lojë

Publikuar më 09 Октомври, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka zhvilluar stërvitjen zyrtare para takimit të nesërm ndaj Sllovenisë në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020, ndërsa seleksionuesi i përfaqësuesestonë Igor Angellovski dhe kapiteni Goran Pandev folën për pritshmëritë e duelit në konferencën për shtyp.

“Pres ndeshje të mirë, një duel të dy përfaqësueseve të ngjajshme në fushë. Kemi dy mungesa dhe për ne është problem, por në fushë do të dalin 11 futbollistë të gatshëm për të luajtur dhe luftuar dhe për atë që të gjithë e duam. Nuk kam asnjë dyshim tek futbollistët e mi. Nuk më intereson për momentin tabela, mendoj vetëm se si të fitojmë kundër Sllovenisë. Mendojë nga ndeshja në ndeshje, së pari Sllovenia dhe më pas Polonia”, deklaroi seleksionuesi Angellovski.


“Atmosfera është në nivel të lartë. Ne mezi presim për këtë ndeshje dhe e dimë se çfarë na sjell fitorja në këtë duel. Detyrimisht duhet të luajmë në nivel të lartë. Nëse Sllovenia shpreson të jetë e dyta, mundemi edhe ne. Nuk shoh ku është Sllovenia më e mirë se ne në fushë. E dimë se çfarë cilësie kemi edhe pse na mungojnë dy lojtarë. Premtoj se do të japim më të mirën në fushë. Pres përkrahje të madhe dhe shpresoj se do të vijnë njerëzit që na duan. Nuk duam numër të madh, por të fitojmë mbështetje të mirëfilltë nga njerëzit që e duan përfaqësuesen e Maqedonisë”, deklaroi kapiteni Goran Pandev.

Takimi në arenën “Todor Proeski” ndërmjet Maqedonisë dhe Sllovenisë do të luhet të enjten, duke nisur nga ora 20:45.




   
   
Reprezentacioni A