Angellovski dhe Nikolov: Shumë gjëra do të varen nga ne edhe pse luajmë me favoritët e grupit

Publikuar më 03 Јуни, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot ka nisur pjesën zyrtare të përgatitjeve për ndeshjet eliminatore për EURO 2020 kundër Polonisë (7 qershor 20:45) dhe Austrisë (10 qershor 20:45) në arenën "Todor Proeski" në Shkup.

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski në brifingun e sotëm me gazetarë u shpreh i kënaqur me punën e realizuar në pjesën e parë të përgatitjeve dhe për faktin se bilansi shëndetësor është në nivel. 

Gjithë futbollistët e grumbulluar, përfshi edhe Alioskin, Trajkovskin, Nestorovskin dhe Velkovskin të cilët kishin probleme të caktuara me lëndimet, do të ushtrojnë me intensitet maksimal dhe do të konkurojnë për vend në formacionin që do t'u kundërvihet të premten polakëve. 

Shumë herë deri tani kam potencuar se është kënaqësi të punosh me futbollistë të këtillë. Është fundi i sezonit, disa janë të lënduar, pjesa më e madhe të stërlodhur nga sezoni i gjatë dhe sërish kanë dhënë gjithçka për të qenë të gatshëm për përfaqësuesen. Kjo tregon për çfarë futbollistësh bëhet fjalë. Kjo tregon dashurinë për fanellën dhe përfaqësuesen. Qëllimin për pjesën e parë të përgatitjeve e realizuam. Të lënduarit janë në gjendje optimale dhe tani të kompletuar mund të ushtrojmë pjesën e mbetur të përgatitjeve. Janë rikuperuar me sukses lojtarët e lënduar dhe tani dua të mos kemi lëndime shtesë dhe të kompletuar të luajmë kundër Polonisë dhe Austrisë. Respekt maksimal për të dyja këto përfaqësuese, mirëpo në Shkup janë mundur rivalë edhe më të mëdhenjë. Unë shpresoj që mbështetja nga publiku nuk do të mungojë, lojtarëve tu jepet shtytja e merituar dhe bashkarisht të gëzohemi në sukseset e rradhës", thotë Angellovski.

Për Boban Nikolovin në këto ndeshje Maqedonia nuk është autsajder edhe pse përballet me favoritët e grupit, Poloninë dhe Austrinë.

„Seleksionuesi shumë herë ka thënë se nuk ka rëndësi kundër cilit luajmë, por për çka luajmë dhe si luajmë ne. Nëse dalim në terren dhe luajmë ashtu si dimë dhe mundemi, nëse realizojmë gjithë detyrat, atëherë besoj se askush dhe asnjë emër nuk mund të na frikësojë. Varemi nga vetja, nuk presim nëse rivali do të ketë ditë të keqe, por varemi nga mënyra si do të luajmë ne. Gjithçka varet nga ne“, u shpreh Nikolov.



   
   
Reprezentacioni A