Angellovski dhe Nikolov: Kemi forcë për një fillim pozitiv të eliminatoreve

Publikuar më 24 Март, 2021 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski dhe reprezentuesi Boban Nikolov në press - konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme kundër Rumanisë në Bukuresht, kanë shpalosur pritshmëritë për ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Botëror.

Igor Angellovski, seleksionues i përfaqësues A të Maqedonisë

- Fillimisht, i uroj sinqerisht një shërim sa më të shpejt nga virusi Covid 19 kolegut tim nga ekipi përfaqësues rumun. Këto janë kohëra kur duhet të kemi solidaritet me njëri-tjetrin dhe uroj që trajneri Radoi të ketë një test negative nesër dhe të drejtoj përfaqësuesen e tij.

Ne kemi disa probleme me futbollist të lënduar të cilët do të na mungojnë, por për Maqedoninë më e mira është që të funksionojmë si ekip. Unë si seleksionues dëshirojë ti kam më të mirët, por edhe në kësi lloj rrethana do të mundohemi të nxjerrim maksimumin nga futbollistët.

E respektojmë përfaqësuesen e Rumanisë, kanë futbollist të shkëlqyeshëm, por ne e konfirmuam edhe në Ligën e Kombeve edhe në eliminatoret e mëparshme që mundemi të përballemi edhe me kundërshtarë të fortë dhe nuk shoh ndonjë arsye pse mos të jetë edhe nesër kështu.

Vijmë në një shtet mik, gjithashtu sjellim edhe emocione pasi Bukureshti do të jetë shtëpia jonë edhe në Kampionatin Europian dhe besoj që kjo do të jetë një motiv i mirë për të bërë një ndeshje kualitative. Nesër ndaj Rumanisë do të jemi kundërshtarë në fushë, por Bukureshti si shtëpia jonë në Kampionat Europian dëshirojë të na jep të gjithë përkrahjen në qershor. Dëshirojë si popull miqësor, rumunët të na japing mbështetje parezervë në Europian. Tani jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme dhe në dëshirën që të nisim këto eliminatoreve në mënyrë pozitive”, ka deklaruar Igor Angellovski.


Boban Nikolov – reprezentues

-Më gëzon fakti për mundësinë që të shihem dhe të luaj kundër disa ish-bashkëlojtarëve të mi të cilët i njoh një kohë të gjatë. Unë kam ardhur në Rumani nga mosha 12-13 vjeç. Por edhe përkrah asaj që jemi shumë miq të mirë, nesër në fushë do të jemi kundërshtarë të vërtetë dhe të fitojë më i miri. Mund të them se jam shumë i gëzuar që Bukureshti do të jetë nikoqiri jonë në Kampionatin Europian, kam shumë miq këtu, të cilët e di që do të jetë në përkrahjen tonë.

Një pikë nga dueli i nesërm nuk do të jetë rezultat i keq. Rumania e ka rolin e favoritit, por ne kemi qëllimet tona dhe gjithsesi se shkojmë për një start pozitiv në ciklin e ri kualifikues”, tha Boban Nikolov. 




   
   
Reprezentacioni A