Publikuar më 27 Март, 2017 në Lajme, Lajme
Maqedoni-Bjellorusi
Ndeshje kontrolluese
28 mars 2017, orë 18:00
Arena nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup.
Përfaqësuesja A e Maqedonisë zhvilloi seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kontrolluese me Bjellorusinë në arenën nacionale “Filipi i Dytë” në Shkup. Pas triumfit kundër Lihtenshtajnit përfaqësuesja më e mirë e vendit dëshiron sukses edhe në ndeshjen kontrolluese me bjellorusët për të rritur vetëbesimin dhe si motiv shtesë për vazhdimin e ciklit kualifikues për KB Rusi 2018.
“Luajmë ndeshje kontrolluese me Bjellorusinë, mirëpo do ta llogarisim si kualifikuese. Patjetër të luajmë të motivuar, edhe pse kundërshtari ka rejting mëtë mirë se ne, për thuajse 100 pozite në renditjen e FIFA-s. Kemi numër të mjaftueshëm të futbollistëve kualitativ edhe pse disa të rinjë kaluan në taborin e Bllagoja Milevskit për ndeshjen kontrolluese të shpresave kundër Bullgarisë. Darko Çurlinov është ekstra-talent, prandaj e kemi ftuar në përfaqësuese, ndërsa besoj se kjo për atë do të jetë shtytje shtesë të luajë edhe më mirë”, deklaroi seleksionuesi Angellovski në takimin me gazetarë.
Ilija Nestorovaski i cili shënoi dy gola kundër Lihtenshtajnit shpreson në tjetër paraqitje të mirë edhe kundër Bjellorusisë, ndërsa beson se Maqedonia pas një kohe të gjatë do të fitojë në dy ndeshje me rradhë.
“Duam të vërtetojmë fitoren kundër Lihteshtajnit dhe më në fund të lidhim dy suksese. Gëzohem për golat e mi, mirëpo më me rëndësi është Maqedonia të fitojë”, deklaroi golashënuesi më i mirë i Palermos.
Përballja kontrolluese Maqedoni-Bjellorusi luhet të martën në stadiumin nacional në Shkup, me fillim në orën 18:00.