Angellovski dhe Milevski publikojnë listat me futbollistët për kampet selektive

Publikuar më 06 Декември, 2016 Lajme


Seleksionuesit e përfaqësueseve A dhe U 21 të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe Bllagoja Milevski kanë publikuar listat e futbollistëve të ftuar për ndeshjet selektuese më 12-të dhe 14-të dhjetor që do të luhen në terenin me bar sintetik në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski për shkak të lëndimit nuk ka ftuar Marjan Radeskin e Shkëndijës dhe Stefan Spirovskin e Vardarit.

MAQEDONIA A:

Portierë: Filip Gaçevski (Vardar), Damjan Shishkovski (Rabotniçki); 

Mbrojtës: Mevlan Murati (Shkëndija), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kristijan Toshevski (Pelister), Kire Ristevski (Vashash-Hungari), Visar Musliu (Renova), Darko Velkovski (Vardar);

Mesfushorë: Ferhan Hasani (Shkëndija), Bojan Najdenov (Rabotniçki), Besir Demiri (Shkëndija), Lupço Doriev (Akademia Pandev), Boban Nikollov (Vardar), Dushko Trajçevski (Rabotniçki), David Babunski (Crvena Zvezda-Serbi); 

Sulmues: Besart Ibraimi (Shkëndija), Kire Markoski (Rabotniçki), Daniel Avramovski (Crvena Zvezda-Serbi).

Për dy ndeshjet selektive seleksionuesi i përfaqësueses U 21, Bllagoja Milevski për shkak të angazhimeve në klubet e tyre nuk mund të llogarisë në Emil Abaz nga Dinamo Zagreb dhe Taulant Seferin e Jang Bojsit.

MAQEDONIA U 21:

Portierë: Bekim Rexhepi (Teteks), Filip Iliq (Metalurg), Risto Jankov (Rabotniçki), Senad Mujoviq (Grashoper, Zvicër); 

Mbrojtës: Esmin Liçina (Vardar), Aleks Simovski (Akropolis-Suedi), Kostadin Çeshmexhiev (Makedonia Gj.P.), Din Allomeroviq (Makedonia Gj.P.), Jovan Pop Zllatanov (Pelister), Stefan Kostov (Bregallnica), Besart Krivanjeva (Metlaurg), Filip Stojanovski (Apolonia-Shqipëria); 

Mesfushorë: Stefan Jeftovski (Lokomotiv Plodliv-Bullgari), Elif Elmaz (Rabotniçki), Ennur Totre (Shkëndija), Davor Zdravkovski (Makedonija Gj.P.), Burim Avdullahi (Etual Karuzh-Zvicër), Kalvin N’Sombo (PK 35-Finlandë); 

Sulmues: Tihomir Kostadinov (Zlate Moravce-Sllovaki), Danil Kreziq (Odevold-Suedi), Matej Cvetanovski (Makedonija Gj.P.), Petar Petkovski (Vardar), Remzifaik Selmani (Renova).



   
   
Reprezentacioni A